4 super përforcime në planet e Barcelonës

Barcelona që është në garë të ngushtë me Realin e Madridit për titullin e kampionit në La Liga, që tani është duke menduar për merkaton e verës, përmes së cilës dëshiron ti freskojë rradhët e veta, sidomos repartin e mbrojtjes në krahë dhe atë të mesfushës.

Për sa u përket krahëve të mbrojtjes, dy emrat e përzgjedhur janë Hektor Belerin i Arsenalit dhe futbollisti i Atletiko Madridit, Teo Hernandez, i cili aktualisht në formë huazimi po luan te skuadra e Alavesh.

Për spanjollin e Arsenalit, Barcelona është e gatshme të paguajë 30 milionë euro, ndërsa kur është në pyetje Hernandez, ky i fundit ka një klauzolë prej 25 milionë eurosh, e cila pritet që të paguhet në federatë nga “katalunasit”, me vetë lojtarin që nuk do ta humbte rastin për të kaluar në një klub kaq me renome si Barcelona.

Ndërkohë, ëndrrat e mesfushës janë dy emra të njohur për futbollin evropian. I pari është braziliani i Liverpulit, Filipe Kutinjo, për të cilin është gati jo vetëm një shifër prej 50 milionë eurosh, por futja në tratativë edhe e turkut Arda Turan, emri i të cilit përmendet edhe tek dëshira e dytë e skuadrës “katalunase”, Marko Verati.

Njëjtë sikurse te Kutinjo, edhe në këtë rast drejtuesit “katalunas” janë të gatshëm të ofrojnë Arda Turan, plus edhe mbrojtësin francez Zheremi Matje, si dhe shumën prej 60 milion eurove.

Kësisoj shifra totale e ofertës duke llogaritur edhe vlerën e dy futbollistëve do të prekte 100 milionë eurot, që ndoshta do të bindnin drejtuesit e Paris Sen Zhermenit, mirëpo që në fund do të jetë vetë fantazisti italian, Marko Verrati, ai që do t’i jepte zgjidhje kësaj tratative, sepse lojtari po e mendon seriozisht largimin nga Parisi.

 

Leave a Reply