Totenhemi nuk ka ndërmend të dorëzohet në luftën për titullin e kampionit në Premierligë. Skuadra e drejtuar nga Mauricio Poçetino ka marrë fitoren e radhës në kampionat duke vazhduar në këtë mënyrë ndjekjen e Çelzit në pozitën e parë.
Totenhemi mposhti në derbin e Londrës skuadrën e Arsenalit, e cila vijon të bëjë një sezon totalisht zhgënjyes në Premiër Ligë.
Përballja përfundoi me shifrat 2:0, ku golat e Dele Ali (55’) dhe Herri Kejn (58’) të shënuar brenda tre minutave i dhanë tre pikët skuadrës së tyre që ishte më dominuese në këtë përballje.
Me këtë fitore Totenhami arriti në shifrën prej 77 pikëve dhe për momentin është i sigurtë në pozitën e dytë, derisa Arsenali pas kësaj disfate dukshëm ka humbur gjasat që të zë një vend në TOP-4, që siguron pjesëmarrjen për vitin tjetër në Ligën e Kampionëve Evropian.