Është rikthyer në skënë Ergys Kaçe, duke shënuar gol në fitoren e thellë 5:1 të PAOK-ut ndaj Korfuzit. Kaçe pas shumë problemeve që pati me De Biasin dhe me Viktoria Pëlzenin ku ishte u huazuar, ai u rikthye të PAOK-u, duke dashur të ringrihet si futbollist në formën e duhur. Pikërisht në ndeshjen e sotme ndaj Korfuzit, trajneri i PAOK-ut shqiptarin e përfshiu në formacionin titullar, ndërsa Kaçe e ia riktheu në mënyrën më të mirë të mundshme besimin që ia dha tekniku i tij, duke zhbllokuar rezultatin e takimit në minutën e 30-të, pas atij goli me kokë që shënoi.
Përveç golit të shënuar Kaçe zhvilloi edhe një ndeshje mjaft të mirë, ndërsa në fund u duartrokit nga tifozët vendas dhe kishte lavdata të shumta nga mediat greke.
Golat tjerë për PAOK-un në këtë sfidë i realizuan, Koluris, Bisesvar, Varda dhe Prijoviç, ndërsa golin e nderit për miqt e shënoi Pamlidis. / “infOSport.mk”.