Futbolli është plot surpriza pa dyshim. Jemi dëshmitarë të rezultateve mahnitëse, të super golave të shumtë, të ndodhive të ndryshme, qofshin ato në fushën e futbollit, apo në tribuna, mirëpo surpriza e rradhës që na vjen nga Spanja është diçka e veçantë, që nuk kishte ndodh asnjëherë më parë.
Ekipi i femrave Lleida për grup moshat e reja që garon në Divizionin e dytë në Katalunjë arriti që të fitojë kampionatin e meshkujve, duke surprizuar opinionin sportiv jo vetëm në Spanjë, por në të gjithë Botën.
Padyshim se kjo është një arritje e madhe historike për vajzat e moshës 12-14 vjeçare që vërtetë kanë bërë një sezon të shkëlqyer. Ata nga gjithsej 22 ndeshje të zhvilluara kishin regjistruar 19 fitore, ndërsa gjithashtu kishin pasur edhe sulmin më të mirë me 93 gola të shënuar si dhe një mbrojtje të “çelikt” që kishte pranuar vetëm 25 gola. Shifra këto impresionuese për një ekip vajzash, për më tepër që luajnë në një kampionat ku për kundërshtarë kanë skuadra me djem.
HISTORIKE DHE E PABESUESHME, EKIPI I VAJZAVE FITON KAMPIONATIN E MESHKUJVE********************************************Futbolli është plot surpriza pa dyshim. Jemi dëshmitarë të rezultateve mahnitëse, të super golave të shumtë, të ndodhive të ndryshme, qofshin ato në fushën e futbollit, apo në tribuna, mirëpo surpriza e rradhës që na vjen nga Spanja është diçka e veçantë, që nuk kishte ndodh asnjëherë më parë.
Публикувахте от infosport.mk в 30 април 2017 г.
Ata edhe titullin e kampionit e fituan me stil, duke pasur parasysh se diferenca me ekipin e dytë në renditjen tabelare është plotë 16 pikë, duke dëshmuar cilësitë e tyre të larta dhe supermacinë që kanë shfaqur gjatë gjithë sezonit.
Në ndeshjen e tyre të fundit kundër Pardinyes, ata shënuan fitore me rezultatin 1:2, duke bërë që festa të fillojë dhe të zgjasë për shumë orë më pas.
“Nuk mund ta besoj në atë që kemi bërë. Ata kanë bërë një hap të madh për gjithë ata që vijnë pas. Thjesht kanë thyer një barrierë të madhe” – tha trajneri i ekipit të femrave Lleida, Dani Rodrigo, telefoni i të cilit nuk kishte pushuar dot, duke uruar atë për këtë sukses të jashtë zakonshëm.
Dhe vërtetë është ky një lajm i jashtëzakonshëm që vështirë se mund të përsëritet viteve në vazhdim.