Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Taulant Xhaka, është shpallur kampion i Superligës zvicerane me skuadrën e Baselit, pasi këta të fundit mundën në transfertë 1:2 Lucernin, duke siguruar kështu matematikisht titullin 6 xhiro para mbylljes së kampionatit. Për Baselin ky është titulli i 20-të në total dhe i treti radhazi, ndërsa mesfushori “kuqezi” i gëzohet titullit të pestë me këtë skaudër. Kampionëve të rinjë të Zvicrës me 20 tituj kampion, do të iu shtohet edhe një yll në fanellat e reja. Kujtojme që Xhaka pjesë e Baselit është që nga sezoni 2013/14. /Infosport.mk