Sahiti i lënduar, nuk luan as ndaj Renovës

Futbollisti kosovar i Rabotniçkit, Suad Sahiti, nuk do të jetë në dispozicion për trajnerin Viktor Trenevskin në ndeshjen e nesërme kundër Renovës në Tetovë. Sahiti është duke vuajtur nga një lëndim në thembrën e këmbës së majtë gati prej dy javësh. Numri 7-të i “romantikëve” u lëndua në ndeshjen me Bregallnicën të zhvilluar para dy javëve në kampionat, ndërsa duke mos e marrë me shumë seriozitet lëndimin, ai luajti edhe në xhiron e radhës me Makedonija Gjorçe Petrovin, ku për fat të keq e përkeqësoi edhe më shumë lëndimin në thembër.

Aktualisht Sahiti është duke u rikuperuar dhe është lënë jasht fushave, ndërsa të hënën do të ketë edhe një kontrollë të fundit mjekësor, me çrast pritet që të jetë i gatshëm për ndeshjen e së mërkurës që Rabotniçki do ta luaj ndaj Pelisterit.

“Nuk do të mundem të luaj edhe nesër ndaj Renovës, për shkak se ende kam dhimbje në thembër. Jam në rikuperim e sipër dhe shpresoj që në ndeshjen e së mërkurës do të jem i gatshëm për lojë. Bashkëlojtarëve të mi nesër iu uroj fat dhe sukses ndaj Renovës, shpresojë t’i marrim tre pikë në Tetovë”, – ka deklaruar Suad Sahiti enkas për portalin “infOSport.mk”.

Sahiti vlersohet si një ndër futbollistët kyç te Rabotniçki, i cili këtë sezon përveç performancave të shkëlqyeshme në terren, ka realizuar edhe 7 gola. /Infosport.mk

Leave a Reply