Skuadra e Monakos po vazhdon sigurtë rrugëtimin drejt titullit kampion në Francë, njofton “infOSport.mk”. Skuadra nga “Lui II” regjistroi fitoren e 8-të me rradhë, duke ruajtur në këtë mënyrë pozitën e parë në renditjen e futbollit elitar francez.
Të përzgjedhurit e trajnerit Zhardim mundën Tuluzën me rezultatin 3:1, edhe përkundër faktit se në fillimin e pjesës së dytë panë veten në disavantazh.
Taiovnen kaloi në epërsi mysafirët, mirëpo ky gol zgjoi shumë shpejtë nga gjumi futbollistët e Monakos, të cilët barazuan shifrat përmes Kamil Glik.
Kilian Mbape për hetë të parë në këtë ndeshje kaloi në epërsi Monakon, fitoren e së cilës skuadër e vulosi Toma Lemar, me golin e realizuar 15 minuta para fundit të takimit.
Me këtë fitore Monako arriti të ruajë diferencën prej 3 pikëve ndaj skuadrës së dytë në tabelë, Paris Sen Zhermenit. Monako pas 34 xhirove ka tubuar 83 pikë, derisa “parisienët”, 80 pikë. Në anën tjetër Tuluza veçmë ka siguruar ekzistencën dhe pa shumë presion do ti pret 4 përballjet e fundit në elitën e futbollit francez, ku aktualisht me 42 pikë renditet në pozitën e 12-të.