Atletiko Madridi, Interi, Liverpuli dhe Bayerni i Mynihit, janë katër skuadrat që kanë vënë emrin e Elsaid Hysajt në listën e objektivave për merkaton e verës. Një gjë të tillë e kanë publikuar mediat në Angli, përfshirë edhe gjigandët “Dejli Star”, të cilët kanë raportuar për interesimin e katër klubeve evropiane për mbrojtësin e Kombëtares së Shqipërisë. Për momentin Hysaj është duke zhvilluar sezonin e tij të dytë te Napoli, ndërsa forma dhe paraqitja e tij e mirë ka ngritur interesim të madh te klubet më me emër në kontinentin evropian. Kujtojmë që Hysaj me Napolin ka kontratë të vazhdueshme deri në vitin 2021, ndërsa posedon një shifër marramendëse prej 50 milionë eurove në klauzolë largimi. Ndryshe për Hysajn, përveç klubeve gjigande, interesim për shërbimet e tij kanë shfaqur edhe shumë skuadra tjera, ndërsa mbetet të shihet gjatë verës se cili do të jetë destenacioni i radhës që do të përzgjedh futbollisti shkodran.