Mesfushori i Bajernit të Munihut, Tiago Alkantara edhe zyrtarisht ka nënshkruar kontratë të re me “bavarezët” që do e mbajë atë të lidhur me këtë klub deri në vitin 2021, njoftuan nga “Alianc Arena”.
Marrëveshja e deritanishme e Alkantaras ishte deri në vitin 2019-të.
“Tiago është një ndër ndër mesfushorët më të mirë në Europë. Jemi shumë të lumtur që ai vendosi që të vazhdojë të ardhmen e tij me ne” – tha Karl Hajnc Rumenige.
“Unë dhe familja ime ndjehemi shumë mirë këtu në Munih. Dëshirojë që të fitojë shumë trofe me Bajernin” – tha spanjolli 26-vjeçar.