David De Gea pritet të transferohet në Spanjë te Reali i Madridit dhe sipas asaj që shkruan “Marca”, portieri spanjoll është i gatshëm të ulë edhe pagën e tij që të mund t’i bashkohet madrilenëve.
Aktualisht portieri spanjoll përfiton 12 milionë euro në sezon te Mançester Junajtedi, që po mendon ta zëvëndësojë atë me Xho Hart.
Ndërkohë sipas asaj që shkruan “Marca”, drejtuesit e Realit të Madridit pritet ti paguajnë Junajtedit një shumë prej 75 milionë eurove, që do e bënte De Gean portierin më të shtrenjtë në histori.
Rekordin e deritanishëm e mban portieri legjendar i Juventusit, për shërbimet e të cilit Juve kishte paguar 54 milionë euro.
Me të hollat e përfituara nga shitja e De Geas, Mançester Junajtedi pritet të përforcojë repartin e sulmit, ku sërish ka të bëjë me Realin e Madridit, dhe njërin prej dyshes Hames Rodrigez – Alvaro Morata.
Kartoni i këtij të fundit vlerësohet në 75 milion euro, njëjtë sikurse edhe shuma që përflitet se do paguante Reali për shërbimet e De Geas, ashtu që mund të vie edhe deri te një shkëmbim i këtillë. Mirëpo janë këto vetëm disa nga zërat që po qarkullojnë në mediat spanjolle, ndërsa se do të ndodh realisht një transferim i këtillë, mbetet të presim merkaton e verës.