Renova nuk dëshiron ti lë asgjë rastit. Skuadra nga Xhepçishti duke pasur parasysh se kishte marrë një lekskion shumë të keq nga ana e arbitrit Daloibor Gjorgjevski në ndeshjen e saj të fundit ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit me 23 tetor të vitit të kaluar, kur falë arbitrimit skandaloz vendasit kishin shënuar fitore me reuzltatin 3:1, sot të përzgjehdurit e trajnerit Qatip Osmani, të frikësuar nga një epizodë e tillë të po të njëjtit arbitër, morri me shumë seriozitet këtë ndeshje dhe vetëm pas 13 minutave lojë arriti që të shënojë 3 gola.
Ishte mbrojtësi Visar Musliu që shënoi dy gola të shpejtë në minutat 2 dhe 5, derisa sulmuesi më në formë në kampionatin tonë, Stojanço Velinov në minutën e 13-të realizoi edhe golin e tretë për Renovën, që ka një epërsi komode pas 45 minutave të para në transfertën ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.