Paris Sen Zhermeni me lehtë se sa është pritur ka siguruar një vend për në finalen e madhe të Kupës së Francës, pasi sonte në gjysmëfinale mundi 5:0 rivalin e madh për titullin e kampionit, Monakon, njofton “infOSport.mk”.
Edhe pse pritej që kjo ndeshje të jetë një derbi i vërtetë, ashtu nuk ndodhi edhe në fushën e blertë, pasi trajneri i Monakos kishte vendosur që në fushë të mos zbresë me ekipin më të mirë.
Leonardo Zhardim vendosi që të ruaj forcën e yjeve kryesore të skuadrës për ndeshjet e mbetura në Ligue 1, si dhe për dy ndeshjet gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian kundër Juventusit, gjë kjo që ia lehtësoi punën edhe më shumë Paris Sen Zhermenit.
Në minutën e 26-të Morgan De Santis nuk arriti që të kontrollojë topin pas goditjes së fuqishme të Anhel Di Maria, ndërsa këtë dhuratë e shfrytëzoi Edinson Kavani, i cili vetëm shtyu topin deri te bashkëlojtari i tij Julian Draksler që kishte një pozitë më të mirë dhe i papenguar nga afërsia shënoi për 1:0.
Vetëm pas kohë pas këtij goli, Anhel Di Maria harkoi për tokë në zonën kundërshtare, ndërsa Kavani realizoi një gol të bukur me dhembër për rezultat 2:0.
Tifozët e pranishëm në “Parkun e Princërve” vazhduan të argëtohen edhe gjatë pjesës së dytë. Në minutën e 50-të Safuan Mbae shënoi në rrjetën e gabuar për rezultat 3:0, ndërsa vetëm dy minuta më pas Matuidi nga afërsia pas një asisti të mrrekullueshëm nga ana e Anhel Di Marias realizoi edhe golin e katërt për “parisienët”.
Goli i fundit ishte pjesë e mbrojtësit Markinjos në minutën e 90-të, duke përfituar nga një top i devijuar para 5 metërshit të portierit kundërshtarë, shkruan “infOSport.mk”.
Në finalen e madhe skuadra e Unaj Emerit do të luaj kundër skuadrës së Anzher, që dje elminoi ekipin e Gingamp. Finalja e madhe e Kupës së Francës në program është me datë 27 maj.