Roma pa shumë probleme mundi Peskarën me rezultatin 4:1 në ndeshjen e fundit të javës së 33-të në “Serie A”, njofton infOSport.mk”.
Sonte të përzgjedhurit e trajnerit Spalleti ishin të pandalshëm ndaj skuadrës së fundit në tabelën e klasifikimit, duke blinduar në këtë mënyrë vendin e dytë në renditje.
Naingolan dhe Strotman në fundin e pjesës së parë shënuan dy gola të shpejtë, për epërsi komode gjatë 45 minutave të para, ndërsa një dopietë e Mohamed Sallah në pjesën e dytë veçse vulosi fitoren e Romës në këtë transfertë. Ndërkohë, e vetmja gjë pozitivie në këtë ndeshje për Peskarën ishte asisti i dhënë nga ana e reprezentuesit shqiptarë, Ledian Memushaj në golin e vetëm të shënuar nga Benali në minutën e 84-të, tëndeshjes.
Mesfushori i Kombëtares luajti për 90 minuta në këtë ndeshje duke qenë një ndër lojtarët më të mirë te Peskara, skuadër kjo e cila për fat të keq sezonin e ardhshëm do të luaj në “Serie B”.
Në anën tjetër Roma me 75 pikë për momentin është e sigurtë në pozitën e dytë, duke ndjekur në hap Juventusin që ka 83 pikë në pozitën e parë.