Fiorentina dhe Interi kanë dhuruar spekaktakël në ndeshjen mes tyre të zhvilluar sonte në “Artemio Franki”, që në fund u mbyll me fitoren e skuadrës vendase me rezultatin 5:4. Fiorentina kaloi e para në avantazh me anë të Vekinos në minutën e 23’, por Ikardi dhe Perishiç me golat e tyre në pjesën e parë përmbysën gjithçka duke dhënë idenë së Interi do të merrtë një fitore të lehtë në këtë sfidë. Me rezultatin 1-2 do të mbyllej pjesa e parëm teksa në të dytën do të vinte përmbysja e madhe.
Fiorentina do të bëntë një ndeshje të çmendur teksa do t’i dërgonte shifrat në 5-2 falë golave të Vekinos, Astorit dhe një dopiete të Babakar duke “gjunjëzuar” ekipin zikaltër që duket se nuk di më të fitojë. Megjithatë, Ikardi do të mbante gjallë shpresat e Interit duke realizuar një dygolësh në minutat 89’ dhe 92’ duke kompletuar kështu tripletën personale, por vetëm kaq pasi rezultati do të vulosej me rezultatin 5-4 për vendasit.
Pas kësaj humbje Interi qëndron në vendin e 7-të në renditje ke 56 pikë, duke i dhënë lamtumirën edhe Kupave të Europës duke rrezikuar të zbresë në vendinne 8-të tani.