Haxhi Krasniqi u mund nga Arthur Abraham, humb mundësinë për titull

Boksieri nga Juniku i Kosovës, Haxhi Krasniqi, i njohur si Robin Krasniqi ka pësuar humbje përball ish-kampionit të botës, Arthur Abraham, i njohur si King Abraham, që u zhvillua sonte në Erfurt të Gjermanisë.

Në rundet e para dominoi kryesisht Krasniqi, por nga rundi i 6-të doli në skenë përvoja e Abrahamit, i cili me mjaft mjeshtëri arrinte të neutralizonte goditjet, të pozicionohej në vende të duhura, të merrte fuqi nga “pushimet” dhe ta sulmonte Krasniqin. Në anën tjetër Krasniqi bëri një luftë të hapur, duke u munduar ta sulmojë kundërshtarin në çdo moment, por shpenzoi shumë energji dhe kjo më pas iu hakmor në raundet e fundit.

Krasniqi u ngjit në ring me tingujt e këngës “Jemi një”, ku në sallë për ta përcjellë këtë takim ishin rreth 12 mijë shikues, shumë prej të cilëve shqiptarë.

Takimi u zhvillua në 12 runde dhe fituesit i jepte mundësinë për të luftuar për titull të botës në kategorinë super të mesme në versionin ËBO.

Krasniqi sonte ishte në kërkim të fitores së 47-të në karrierë. Nga të gjitha fitoret, 17 i ka me nokaut, ndërsa tani ka 5 humbjeve.

Dueli mes Krasniqit dhe Abrahamit para ndeshjes është vlerësuar i barabartë, pasi Krasniqi është më i ri dhe ka më shumë energji për duel, kurse armeni Abraham është më i moshuar por ka përvojë më të madhe në ring.

Leave a Reply