Një tragjedi e rëndë ka ndodhur në Nigeri, derisa tifoz të Mançester Junajtedit nga ky vend po ndiqnin ndeshjen e skuadrës angleze ndaj Anderlehtit, e vlefshme për ndeshjet çerekfinale të Liga Europa.
Ngjarja ka ndodhur në Kalabaru, aty ku rreth 30 tifoz derisa po ndiqnin ndeshjen në fjalë kishin
marrë plagë të rënda pasi disa nga kabllot e largpërçuesit kishin rënë mbi ta, për shkak motit të ligë që kishte mbizotëruar në ato momente.
Sipas informacioneve të para 7 persona prej tyre kishin ndëruar jetë që në vendin e ngjarjes, edhe pse sipas mediave në Nigeri ky numër mund të jetë edhe më i lartë.
Kjo tragjedi kishte prekur edhe drejtuesit e Mançester Junajtedit, të cilët në shenjë respekti për fansat e tyre në Nigeri, në profilin zyrtarë në “twitter” kishte ndarë dhembjen me familjarët e të vdekurve.