Nga sezoni i ardhshëm, në Serinë A do të përdoret teknologjia me video për të parë dhe më pas për të përcaktuar momentet diskutabile të ndeshjeve në kampionat si dhe ato në kuadër të Kupës së Italisë.
Sistemi i emërtuar “VAR” ka marrë “dritën jeshile” nga kreu i shoqatës së gjyqtarëve të futbollit italian.
Teknologjia me video do të përdoret si fillim në finalet e Kupës së Italisë, në sfidën Juventus-Lacio.
“Aplikimi i sistemit “VAR” do të nisë të aplikohet që nga takimi i parë i sezonit të ri në Serinë A”, deklaroi presidenti i shoqatës së gjyqtarëve të futbollit italian Marcello Nicchi.