Zlatan Ibrahimoviç pësoi një dëmtim të rëndë në ndeshjen e natës së kaluar kundër Anderlehtit e vlefshme për ndeshjet çerekfinale të Liga Europa, duke braktisur fushën që para kohe edhe atë me ndihmën e barrelës.
Gjigandi suedez i Mançester Junajtid u dëmtua pas një dyluftimi në ajër, teksa kur preku tokën pati një përdredhje të gjurit dhe më pas u shemb menjëherë në tokë. Dyshohet se ky është një dëmtim serioz dhe tepër i rëndë pasi Hoze Murinjo deklaroi se Ibrahimoviç rrezikon të mbyllë karrierën.
Padyshim një goditje madhe kjo jo vetëm për Ibrën, por edhe për “djajtë e kuq” që do të luajnë pjesën e mbetur të sezonit pa sulmuesin e tyre kryesor duke i vështirësuar akoma më shumë realizimin e objektivave të skuadrës.
Mediat në Britani lajmërojnë se nuk ka shpresa për një rikthim të Ibrahimoviqit për një kohë të shkurtër, andaj pauza e rikuperimit do të jetë edhe më e gjatë. “The Sun” bazohet në lajmet e shumë ekspertëve dhe njohësve të futbollit që janë në lidhje të drejpërdrejta me klubin nga Mançesteri.
Ibrahimoviç edhe pse në moshë 35-vjeçare, një gjë e tillë nuk i pengoi këtë edicion që të jetë golashënuesi më i mirë te “’Djajtë e Kuq” me 17 gola të shënuar.