Ndodhi edhe kjo në futbollin botëror. Dje në sfidën e Kupës së Libertadores ndërmjet Independiente de Santa Fe dhe Santos, spikeri kryesor në fillim të kësaj sfide bëri një gafë të madhe. Ai pas prezantimit të futbollistëve të të dyja skuadrave, më pas nga të njëjtit dhe publiku i pranishëm në shkallët e stadiumit kërkoi që të ngrihen në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje në nder të Rikardo Oliveira, futbollistit të Santosit.
“Zonja dhe zotërinj, ju lutem, ngrihemi në këmbë për të mbajtur një minutë heshtje në nder të Ricardo Oliveira, lojtarit të Santosit. U prehsh në paqe”, tha folësi i stadiumit “Nemesio Camacho El Campin”, në Bogota të Kolumbisë.
Në fakt, Rikardo Oliveira, një ish futbollist i Milanit, Betisit, Zaragozas dhe Valencias ishte në fushën e blertë, gati për të startuar takimin. Minuta e heshtjes ishte e dedikuar për Aleksandro de Carvalho Kaneco, ish-futbollist i Santosit në vitet e 60-ta, që ndërroi jetë me datë 18 prill.
Pas përfundimit të ndeshjes Rikardo Oliveira u pyet nëse e kishte kuptuar se çfarë kishte ndodhur, mirëpo përgjigja e tij ishte: “Sinqerisht, nuk e vura re. Do e shikoj më vonë videon”.