Ruleti i penaltive i kobshëm për Beshiktashin (VIDEO)

Ruleti i penaltive ka rezultuar i kobshëm për Beshiktashin sonte në ndeshjen e kthimit në Stamboll kundër Lionit, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalet e Liga Evropa, njofton “infOSport.mk”.

Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll me fitoren e Beshiktashit 2:1, një reuzltat këtë të cilin Lioni e kishte arritur në ndeshjen e parë në Francë, ashtu që ndeshja shkoi në vazhdime dy herë nga 15 minuta. Megjithatë edhe në 30 minutat shtesë rezultati mbeti i pandryshuar, ashtu që udhëtuesin për në gjysmëfinale e vendosën penaltitë, ku më të suksesshëm u treguan francezët që shëuan fitore me rezultatin 7:6.

Ndryshe ishte Taliska figura kryesore te Beshiktashi gjatë kohës së rregullt me dy golat e shënuar në minutat 27 dhe 58, derisa golin e vetëm për Lionin e realizoi Lakazet (34’).

Në ruletin  e penaltive  te Beshiktashi gabuan dy futbollistët serb, Dushko Toshiç dhe Matej Mitroviç, derisa penaltinë e vetme te Lioni e humbi Jallet.

 

Leave a Reply