Nora Gjakova e bronztë në Evropianin e Polonisë

Pas medaljes së artë të fituar nga ana e Majlinda Kelmendit, ka ardhur edhe një medalje tjetër për garueset nga Kosova në kuadër të Evropianit në xhudo që po mbahet në Varshavë të Polonisë, njofotn “infOSport.mk”.

Nora Gjakova në kategorinë deri 57 kg u stolis me medaljen e bronztë, pasi në finalen e vogël me Ippon” mundi bullgaren Ivelina Ilieva.

Paraprakisht Nora nuk pati fat të kalojë në finale, pasi humbi nga xhudistja franceze, Priscilla Gnetoo, e cila në fund e fitoi medaljen e artë duke e mposhtur gjermanen, Theresa Stoll.

Rikujtojmë Ivelina Ilieva në evropianin e vitit të kaluar në Kazan ishte stolisur me medaljen e argjendtë.

Leave a Reply