Krenaria e sportit shqiptarë, xhudistja nga Kosova, Majlinda Kelmendi, ka fituar medaljen e artë në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Varshavë. Ajo në finalen e madhe të kategorisë deri në 52 kilogramë me Ippon mposhti xhudisten ruse, Alesya Kuznetsova.
Kelmendi në gjysmëfinale eliminoi xhudisten nga Portugalia, Joana Ramos, ndërsa paraprakisht pasi rrethin e parë e kishte kaluar pa luftë, në rrethin e dytë kishte mposhtur britaniken Chelsie Giles, e në atë të tretë zviceranen Evelyne Tschopp.
Në këtë mënyrë Kelmendi arriti që të mbroj titullin e kampiones së Evropës, ndërsa gjithashtu mbron edhe atë Botëror dhe olimpik.
Majlinda në luftën finale kundër ruses, Kuznetsova tregoi një luftë shumë të qetë, duke fituar fillimisht një ëazari, që më pas të përplasë për dysheme rusen, me ç’rast në fund me plotë meritë arriti të fitojë medaljen e artë.
Për xhudisten nga Peja është kjo hera e tretë në karrierë që fiton medaljen e artë në një Evropian, pas atyre në vitin 2016 dhe 2014, ndërsa në vitin 2013 ajo duheshe të kënaqet me medalje të bronztë.