Vazhdon ndeshja Shkëndija – Vardari (VIDEO)

Pas ndërprejes prej 25 minutave, sërish ka vazhduar ndeshja e kthimit ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

E njëjta u ndërpre në minutën e 32-të, pas zënkave mes futbollistëve të të dyja skuadrave, ku fillimisht e nisën Ardijan Cuculi dhe Nikolla Gligorov, që më pas mësë rëndi ta pësojnë dy kapitenët e skuadrave, Ferhan Hasani dhe Boban Grnçarov, që u përjashtuan me kartonë të kuq.

Nga e gjithë kjo situatë e krijuar në fushën e blertë, nuk mbetën imun as disa nga tifozët e Shkëndijës, të cilët u futën në teren, me ç’rast arbitri Aleksandar Stavrev ndërpreu ndeshjen, duke dërguar futbollistët në dhomat e xhveshjes.

Mirëpo tashmë gjithçka është në rregull dhe ndeshja vazhdoi, ndërsa edhe më tej rrjetat po pushojnë, ashtu që valid është rezultati nga ndeshja e parë, 3:1 në të mirë të Shkëndijës.

 

Leave a Reply