Shkëndija – Vardari, pjesa e parë mbyllet pa gola (VIDEO)

Është mbyllur pa gola pjesa e parë e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që në këto momente po zhvillohet në Tetovë, njofton “infOSport.mk”.

Kjo pjesë ka zgjatur për 25 minuta më shumë nga ato të zakonshmet 45 minuta, pasi në minutën e 32-të erdhi deri te një ndërprerje e ndeshjes. Pas zënkave mes futbollistëve të fushë, ku në qendër të vëmendjes ishin dy kapitenët e skuadrave, Ferhan Hasani dhe Boban Grnçarov, disa nga tifozët e Shkëndijës u futën në fushën e blertë, gjë kjo që shtyu arbitrin Aleksandar Stavrev të ndërpresë ndeshjen dhe të dërgojë futbollistët e të dyja skuadrave në dhomat e xhveshjes.

Mirëpo pasi gjithçka u rregullua me kohë, Stavrev sërish tregoi që loja të vazhdojë, ku pas 45 minutave lojë Shkëndija dhe Vardari po luajnë me rezultatin e fillimit 0:0.

Të dyja skuadrat në këtë pjesë rastet e tyre i këkronin përmes gjuajtjeve nga disatanca, siç ishte edhe ajo e Besart Ibraimit nga gjuajtja e lirë pak minuta para fundit të pjesës së parë, kur Gaçevski grushtoi topin duke devijuar atë në rivënie nga këndi.

Rikujtojmë në ndeshjen e parë gjysmëfinale Shkëndija në Shkup kishte mundur Vardarin me reuzltatin 3:1, ashtu që me këtë rezultat “kuqezinjtë” për herë të dytë me rradhë kanë gjasa të luajnë në finalen e madhe.

Leave a Reply