Shkëndija përmes Vardarit prek finalen (VIDEO)

Shkëndija me optimizëm pret ndeshjen e kthimit kundër Vardarit, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Maqedonisë, ndeshje kjo që në program është sot me fillim në ora 16:00.

Fitorja 3:1 si mysafir në ndeshjen e parë nxjer Shkëndijën në pozitë të favorshme para takimit të dytë, mirëpo futbollistët janë të gatshëm për të dhënë më të mirën për të siguruar kualifikimin në finale.

Mungesa e vetme te Shkëndija do të jetë Egzon Bejtullai shkaku i lëndimit, ndërsa futbollistët tjerë janë të gatshëm për të dhënë më të mirën, me stafin teknik që formacionin që do nisë takimin do ta vendosë para fillimit të ndeshjes.

Rikujtojmë Shkëndija mbron këtë trofe të fituar vitin e kaluar kur në finalen e madhe mundi Rabotniçkin, ndërkohë këtë vit për një  vend tjetër në finalen e madhe do të garojnë Pelisteri dhe Bregallnica, që sot do të zhvillojnë ndeshjen e tyre në Manastir. Ndeshja e parë e zhvilluar në Shtip ishte mbylur me barazimin 2:2.

Leave a Reply