Shkëndija eliminon Vardarin, në finale me Pelisterin (VIDEO)

Shkëndija edhe për vitin e dytë me rradhë ka arritur që të kualifikohet për në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, ku do të përballet me Pelisterin, njofton “infOSport.mk”.

Shkëndija edhe përkundër disfatës minimale 0:1 ndaj Vardarit në Tetovë, i’a arriti qëllimit që të luaj në finalen e madhe, duke iu falënderuar fitores në ndeshjen e parë në Shkup kur kishte shënuar fitore me rezultatin 3:1.

Ndryshe golin  e vetëm në këtë përballje të zhvilluar në një kohë me shi, e realizoi Darko Vellkovski në minutën e 60-të, kur mjaft mirë shfrytëzoi harkimin e brazilianit Felipe dhe me kokë arriti që të mposht portierin Marko Jovanovski.

Që të dyja skuadrat këtë ndeshje e mbyllën me nga 10 futbollistë në fushë, pasi në minutën e 33-të arbitri Aleksandar Stavrev ndëshkoi me kartonë të kuq të dy kapitenët, Ferhan Hasanin dhe Boban Grnçarovin, pikërisht në ato momente kur edhe ndeshja u ndërpre për 25 minuta  të plota, pasi tensionet që mbizotëronin në ato momente në fushën e blertë, u transferuan edhe në tribunat e stadiumit, kur disa tifoz të papërgjegjshëm u futën në fushë, mirëpo që falë intervenimit të shpejtë të personave të sigurimit, nuk erdhi te ndonjë incident më i rëndë, ashtu që ndeshja sërish vazhdoi.

Shkëndija në finalen e madhe do të përballet me Pelisterin, skuadër kjo e cila në teren vendas me  reuzltatin 1:0 mundi Bregallnicën, duke prekur finalen e madhe me reuzltatin e përgjithshëm 3:2.

Leave a Reply