Kapiteni i Vardarit Boban Grnçarov, i cili u ndëhskua me karton të kuq pas zënkës që pati me kapitenin e Shkëndijës, Ferhan Hasani sot në ndeshjen e kthimit në Tetovë, ka reaguar menjëherë përmes profilit të tij zyrtarë në “facebook”.
Ai ka provokuar në këtë rast skuadrën tetovare të Shkëndijës, e cila megjithatë do të luajë në finalen e madhe.
Ndoshta i nervozuar nga fakti se rivali i tyre më i madh në futbollin vendor edhe për të dytin vit me rradhë i eliminon ata nga Kupa e Maqedonisë, Grnçarov në profilin e tij në facebook kishte shkruar:
“Andaj Vardari për ju është Real Madrid, ku ti zësh, rahi (fitoi)”
Rikujtojmë Shkëndija eliminoi Vardarin edhe vitin e kaluar në kuadër të Kupës së Maqedonisë, ku më pas arriti që edhe të ngrej lartë trofeun duke mundur Rabotniçkin në finalen e madhe, ndërsa këtë vit “kuqezinjtë” nga Tetova për kundërshtarë do të kenë ekipin e Pelisterit që në gjysmëfinalen e dytë kishte eliminuar Bregallnicën.