Pelisteri pas 16 viteve kualifikohet në finale të Kupës (VIDEO)

Pelisteri pas plotë 16 viteve ka arritur që të kualifikohet për në finalen e madhe të Kupës së Maqedonisë, ku e pret përballja me Shkëndijën e Tetovës që në gjysmëfinalen tjetër eliminoi Vardarin, njofton “infOSport.mk”.

Sot në stadiumin “Tumbe Kafe” në Manastir, Pelisterit i mjaftoi një gol i brazilianit Lukas  i shënuar në minutën e 80-të për të eliminuar Bregallnicën dhe për të prekur finalen e madhe, pasi në ndeshjen e parë të zhvilluar në Shtip këto dy skuadra kishin barazuar me rezultatin 2:2.

Për herë të fundit Pelisteri në një finale të Kupës së Maqedonisë kishte luajtur në vitin 2001, kur me rezultatin minimal 1:0 kishte mundur ish Slloga Jugomagnatin, tashmë Shkupin.

Në finalen e 17 majit Pelisteri do të përballet me Shkëndijën, skuadër kjo e cila do të kërkojë për të mbrojtur këtë trofe të fituar vitin e kaluar kur në finalen e madhe kishte mundur Rabotniçkin.

Leave a Reply