Ndërpritet ndeshja Shkëndija – Vardari (VIDEO)

Ndeshja gjysmëfinale e Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit që në këto momente po zhvillohet në Tetovë, për momentin është ndërprerë për shkak se në fushën e blertë u futën disa nga tifozët e papërgjegjshëm të skadrës vendase, njofton “infOSport.mk”.

Deri te një revoltë e tillë e tifozëve vendas erdhi pas provokimeve të kapitenit të Vardarit, Boban Grnçarov, i cili pasi u ndëshkua me karton të kuq nga ana e arbitrit Aleksandar Stavrev, rrugës për në xhveshtore lëshonte fjalë nga më të ndryshmet adresuar kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasanit, i cili gjithashtu u përjashtua nga loja pas zënkës që pati me kapitenin kundërshtarë.

Ndryshe gjithçka nisi pas një starti të Nikolla Gligorov ndaj Ardian Cuculit, dy futbollistë këta që kaluan vetëm me kartonë të verdhë.

Pas gjithë këtyre ndodhive arbitri Stavrev dha shenjë që futbollistët e të dyja skuadrave të futen në dhomat e xhveshjes, ndërsa shpresojmë se shumë shpejtë gjakrat do të stabilizohen dhe se ndeshja do të vazhdojë.

Ndryshe edhe pas 33 minutave lojë në Tetovë, rezultati është ai i fillimit 0:0, derisa në ndeshjen e parë Shkëndija në Shkup kishte mundur Vardarin me rezultatin 3:1.

Leave a Reply