Bajerni i Munihut përveç humbjes së mbrëmshme nga Reali i Madridit, ka humbur edhe portierin kryesor, Manuel Nojer, i cili pësoi një dëmtim të rëndë që do ta mbajë jashtë fushave të lojës për disa javë.
Këtë gjë e ka konfirmuar vetë presidenti i ekipit bavarez, Karl Hainz Rumenige në një deklaratë për mediat pas ndeshjes.
Rumenige pohoi faktin se Nojer do të mungojë për plot 8 javë pasi është dëmtuar në këmbë pas një përplasje në golin e tretë të shënuar nga Kristiano Ronaldo, duke mbyllur kështu sezonin.