Argjend Beqiri largohet nga Ferizaji

Argjend Beqiri më nuk është trajner i skuadrës së Ferizajit nga Superliga e Kosovës, njofton “infOSport.mk”. Një gjë të tillë ka konfirmuar vetë klubi kosovar përmes profilit zyrtarë në facebook. Sipas tyre ka qenë vetë Argjend Beqiri ai që ka kërkuar largimin, duke potencuar si arsye rezultatet jo të mira që po i arrinte me klubin e Ferizajit.

“Trajneri i skuadres sonë Argjend Beqiri, sot ka lënë detyrën e trajnerit për shkak të rezultateve jo të mira që po kalon ekipi ynë në Vala Superliga e Kosoves ne Futboll. Kryesia jonë ka pranuar marrjen e vendimit nga Beqiri dhe jemi ndarë miqësishtë, duke e falenderuar për punën e deritashme që ka bërë për klubin tonë. Ne i dëshirojmë suksese në punën e tij në të ardhmen!” –  shkruhej në kumtesën e klubit kosovar.

Beqiri drejtimin e skuadrës së Ferizajit e mori janarin e këtij viti, ndërsa nën drejtimin e tij klubi kosovar arriti vetëm dy fitore, edhe atë një në kampionat dhe një në Vala Superligë, shkruan “infOSport.mk”.

Beqiri udhëhoqi Ferizajin gjithsej në 11 ndeshje (9 kampionat dhe 2 në Kupë), duke regjistruar 2 fitore, 6 barazime dhe 3 disfata.

Disfatën më të thellë nën drejtimin e strategut nga Gostivari, skuadra e Ferizajit e përjetoi në kuadër të javës së 24-të kur në teren vendas pësoi disfatë 4:0 nga Ferronikeli.

Pas 26 xhirove të zhvilluara Ferizaji zë vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit me 23 pikë të tubuara, 3 pikë më pak se skuadra e 7-të në tabelë, Liria, pozitë kjo që njëherit siguron mbijetesën, që është edhe piksynimi kryesor i skuadrës ferizajase.

Leave a Reply