Masimiliano Alegri edhe njëherë tjetër ka dëshmuar se është një strateg i madh i futbollit modern, ndërsa këtë më së miri e dëshmoi edhe sonte në “Kamp Nou” ku me Juventusin e tij nuk lejoi që sulmi më i frikshëm në Evropë, MSN ti shënojë gol skuadrës së tij, kjo vetëm falë strategjisë së tij që i mundësoi skuadrës kampione të Italisë të kualifikohet për në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve Evropian.
Barcelona – Juventusi pas 90 minutave lojë barazuan pa gola, me ç’rast nuk arritëm që të shohim edhe një rezultat epik nga ana e skuadrës “katalunase” pas atij në çerekfinale kur eliminuan PSZH-në me rezultatin e përgjithshëm 6:5.
Në këtë mënyrë Juventusi me rezultatin e përgjithshëm 3:0 me stil u kualifikua për në gjysmëfinale, ndërsa në një farë mënyre iu hakmorë skuadrës nga “Kamp Nou” për disfatën në finalen e vitit 2015-të.