Ish drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Luçano Moxhi ka komentuar ndeshjen e kthimit në kuadër të ¼ së finales kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve Evropian.
“Ndeshja ende nuk ka përfunduar, mirëpo nëse Barcelona luan si në Torino, nuk do të ketë shanse. Mbrojtja e Juves është diçka më ndryshe. Mesfusha e Barcelonës nuk e ndihmon sulmin fare, njëjtë sikurse edhe mbrojtjen, e cila këtë sezon nuk po funksionin mirë” – tha ish shefi i “biankonerëve” në një intervistë për të përditshmen sportive spanjolle, “AS”.
“Problemi i Barçës është se ata nuk kanë trajner. Kur një trajner thotë se do të largohet në fund të sezonit, ai më nuk llogaritet si i tillë. Ekipi është i demotivuar, pa ide dhe i pafuqishëm. Një gjë e tillë vërehet në fushën e blertë” – deklaroi Moxhi.