Ndeshjet e sotme në kuadër të javës së 28-të në elitën e futbollit zviceran, kanë rezultuar shumë pozitive për futbollistët shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.
Pas golit të shënuar nga ana e futbollistit shqiptarë të prëfaqësueses së Maqedonisë, Ezgjan Alioskit, për Luganon e tij, një tjetër shqiptarë që ka shënuar sot, ka qenë edhe Hekuran Kryeziu, anëtari i përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Lucernës ndaj Sent Gallenit të Albian Ajetit, i cili luajti për gjatë 90 minutave, mirëpo duke mos arritur të shënojë ndonjë gol në rrjetën e skuadrës kundërshtare.
GOLI I HEKURAN KRYEZIUT NDAJ SENT GALLEN*********************************
Публикувахте от infosport.mk в 17 април 2017 г.
Hekuran Kryeziu shënoi një super gol nga disatnca, për të cilin luftoi vetë, pasi ndali një aksion të futbollistëve kundërshtarë që nga gjysmëfusha e tyre.
Për Hekuran Kryeziun ishte ky goli i dytë i shënuar këtë edicion, edhe atë që të dy të shënuar gjatë vitit 2017-të.
Falë kësaj fitore skuadra e tij, Lucerna renditet në pozitën e katërt me 43 pikë, dy më pak se Sioni në pozitën e tretë, derisa Lugano e Ezgjan Alioskit mban pozitën e pestë me 37 pikë të tubuara.
Lider i padiskutueshëm dhe njëherit kampion i ri në Zvicër është Bazeli i Taulant Xhakës që pas 28 xhirove ka tubuar 73 pikë, 20 më shumë se skuadra e vendit të dytë Jang Bojs, që sot dështoi përballë Grashopersit (0:1).