Nga radhët e Bajernit të Munihut shpresojnë që mbrojtësit Mats Humels dhe Zherom Boateng të kurohen në kohë dhe ti bashkohen ekipit njëjtë sikurse edhe Robert Levandovski në ndeshjen e kthimit kundër Realit të Madridit, e vlefshme për çerekfinalet e Ligës së Kampionëve Evropian.
“Humels do ju nënshtrohet disa testimeve sonte” , tha Rumenige para se ekipi “bavarez” të udhëtoj për në Spanjë.
“Dje në stërvitje gjithçka ishte mirë, e njëjta gjë vlen edhe për Boatengun. Robert Levandovski veçmë ka filluar të stërvitet bashkë me ekipin dhe nuk është ankuar fare në dhimbje. Tani mbetet të shohim se si do jetë gjendja e tyre deri në mbrëmje, edhe e Boateng edhe e Humels, mirëpo bazuar nga gjendja e tyre e mbrëmshme gjërat janë shumë optimiste” – përfundoi Rumenige.
Lideri i Bundesligës, Bajerni i Munihut në ndeshjen e parë në “Alianc Arena” pësoi disfatë me reuzltatin 2:1 përballë Realit të Madridit.
Mbetet të shohim se cila do të jetë kundërpërgjigjja e Ançelotit për ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu” që në program është të martën në mbrëmje me fillim në ora 20:45. Në këtë ndeshje strategu italian i Bajernit të Munihut do të mund të llogarisë edhe në shërbimet e sulmuesit kryesor, Robert Levandovski, i cili mungoi në ndeshjen e parë.