Jasir Asani ka gjasa të luaj në ndeshjen e së dielës kundër Vardarit, ndeshje kjo që në program është të dielën në stadiumin e Çairit, njofton “infOSport.mk”.
Nga ajo që mëson portali ynë, thuhet se vetë Jasir Asani ka dërguar një kërkesë të tillë deri te ish klubi i tij, për ti mundësuar atij që të luaj në ndeshjen e së dielës. Asani gjatë merkatos së dimrit arriti te Shkupi në formë huazimi nga rradhët e Vardarit, drejtuesit e së cilës skuadër në marrëveshjen e bërë me drejtuesit “bardhekaltër” kërkuan që në ndeshjet mes tyre Jasir Asani të mos paraqitet fare.
Mbetet të shohim se cila do të jetë përgjigjja e drejtuesve të Vardarit pas kërkesës së Jasir Asanit, me të cilin loja e Shkupit është më agresive dhe më e bukur.
Asani me fanellën e Shkupit ka zhvilluar 7 ndeshje, duke realizuar edhe dy gola, që të dy në përballjen ndaj Renovës, në të cilën ndeshje “bardhekalëtrit” nga Çairi kishin shënuar fitore me rezultatin 3:2.