Ekipi i futbollit në palestër, Shkupi vazhdon të shkëlqejë në futsalin vendor. Pas fitoreve të njëpasnjëshme në ndeshjet kampionale, “bardhekaltërit” nga Çairi me të njëjtin ritëm vazhduan edhe në ndeshjet e Kupës, njofton “infOSport.mk”.
Ata sot në ndeshjen çerekfinale mundën ekipin e SEE Universitetit në Tetovë me rezultatin 2:0. Ishte kjo një ndeshje shumë e bukur për sy, ku ekipi i Shkupit kualifikimin e siguroi që në pjesën e parë falë golave të shënuar nga Eljesa Neziri dhe Rexhep Sulejmani.
Është kjo hera e parë që Shkupi kualifikohet për në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë në futsal, ku këtë vit pretendon për më shumë, njëjtë sikurse edhe në kampionat, ku aktualisht kryeson renditjen me 3 pikë më shumë se ekipi i Velesit.
Këta të fundit ndeshjen e tyre çerekfinale do ta zhvillojnë nesër kundër ekipit shqiptarë të Juventus Seravës.