Menaxheri i mirënjohur shqiptarë nga Dibra e Maqedonisë, Shkumbin Qormemeti në profilin e tij zyrtarë në instagram ka publikuar një foto bashkë me drejtorin sportiv të Lacios, Igli Tare. Që të dy bashkë shihet duke ngrënë një drekë, gjatë së cilës kanë biseduar edhe rreth çështjes, Liridon Latifi.
Futbollisti shqiptarë nga Kosova që aktualisht është pjesë e Skënderbeut po vëzhgohet nga ana e drejtuesve të Lacios, ashtu që shumë lehtë mund të ndodhë që Latifi në merkaton e verës të veshë fanellën e skuadrës së njohur italiane.
Madje ka qenë vetë Igli Tare i cili kishte ndjekur për së afërmi ndeshjen Itali-Shqipëri të zhvilluar në Palermo më 24 mars, në të cilën ndeshje Liridon Latifi u inkuadrua në lojë nga ana e trajnerit De Biasi.
Sipas mediave italiane, Tare kishte vendosur për të ndjekur këtë ndeshje jo vetëm si tifoz, por edhe për ta parë nga afër futbollistin 23-vjeçar të Skënderbeut, me të cilën skuadër ka kontratë deri në vitin 2018-të.