Futbolli botëror sot është në zi. Gjatë ditës së sotme futbollisti i Kombëtares së Panamasë, Amilkar Henrikez, është ekzektuar nga një atentat mafioz që ndodhi në provincën Kolon, në momentin kur ai ishte duke dalë nga dera e shtëpisë.
Futbollisti 33 vjeçar që mbron ngjyrat e skuadrës së Amerikan Kali, është qëlluar për vdekje me armë zjarri, ndërsa në këtë incident janë plagosur edhe dy persona të tjerë. Henrikez me shpejtësi ishte dërguar në spitalin më të afërt, mirëpo edhe përkundër tentativave të shumta të mjekëve për të kthyer atë në jetë, një gjë e tillë nuk ndodhi dhe ai ndërroi jetë në spitalin publik në Kolon.
Ende nuk janë dhënë detaje lidhur me ngjarjen në fjalë nga ana e policisë së shtetit të Panamasë, e cila me hollësitë më të reja pritet që të dalë më vonë.
Lidhur me këtë vrasje ka reaguar edhe presidenti i shtetit, Huan Karlos Varela. i cili përmes profilit të tij në Tëitter ka kërkuar që autoritetet e provincës në Kolon të reagojnë shumë shpejtë dhe të gjejnë përgjegjësin e autorit të kësaj vrasje.