Enis Bardhi të shtunën ka shënuar golin e tij të parë në vitin 2017-të me fanellën e skuadrës së Ujpesht. Bardhi shënoi gol në barazimin 2:2 të Ujpesht ndaj skuadrës së fundit në tabelë, Gyirmot, njofton “infOSport.mk”.
Futbollisti shkupjan realizoi golin e dytë për Ujpeshtin në mintën e 57-të, kur nga afërsia me kokë shënoi për barazim të rezultatit në 2:2, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtarë i këtij takimi.
Bardhi e nisi ndeshjen si titullar, ndërsa në minutën e 82-të u zëvendësua nga ana e serbit, Nemanja Andriç.
Për Enis Bardhin ishte ky goli numër 9-të i shënuar këtë edicion në elitën e futbollit hungarez. Ai së fundmi në një ndeshje kampionale kishte shënuar me 10 dhjetor të vitit 2016 në ndeshjen ndaj Debrecen. Pas këtij barazimi Ujpeshti mbetet në pozitën e 7-të me 36 pikë të tubuara, shumë larg pozitave që sigurojnë një vend për në garat evropiane.