Roma dështon, Juventusi vazhdon sigurtë drejt titullit kampion (VIDEO)

Roma ka dështuar në ndeshjen e javës së 32-të përballë Atalantës, duke barazuar me rezultatin 1:1, njofton “infOSport.mk”. Për dallim nga Roma, Juventusi vazhdon sigurtë marshimin drejt titullit kampion, pasi sot në përballjen ndaj Peskaras shënuan fitore të lehtë 2:0, falë dopietës së realizuar nga Gonzalo Higuain (23’, 43’).

Atalanta e Etrit Berishës ia komplikoi punët Romës, pasi ishte slloveni Kurtiç, ai i cili shënoi i pari në këtë përballje në minutën e 22-të, derisa sërish për Romën shënoi Edin Xheko (50’), për të cilin ishte goli i tij i 24-të në 31 përballje në kuadër të Serie A.

Roma edhe përkundër këtij barazimi ruan pozitën e dytë në tabelë me 72 pikë, 5 më shumë se Napoli në pozitën e tretë, që ka edhe një ndeshje më pak, ndërkohë Juventusi me 80 pikë mban pozitën e parë.

Leave a Reply