Renova ka shënuar fitore minimale 1:0 në ndeshjen e javës së 27-të në elitën e futbollit vendor duke mundur Pobedën nga Prilepi, skuadër kjo e cila deri në fund të kampionatit do të duhet të luftojë për mbijetesën.
Argjent Gafuri realizoi golin e vetëm në këtë përballje në minutën e 24-të, që në fund doli të jetë i vetmi i këtij takimi të zhvilluar në Tetovë.
Falë kësaj fitore Renova arriti në kuotën e 35 pikëve, po aq sa ka edhe Sileksi në pozitën e 5-të, ndërkohë Pobeda mbetet në pozitën e 8-të me 23 pikë, 6 më pak se Shkupi që sot barazoi pa gola në transfertën ndaj Makedonija Gj. P.
LPFM, Java XXVII |
||
Makedonija Gj. P | 0 – 0 | Shkupi |
Pelisteri | 0 – 1 | Shkëndija |
Rabotniçki | 3 – 1 | Bregallnica |
Renova | 1 – 0 | Pobeda |
Sileksi | 0 – 1 | Vardari |