Skuadra kampione në fuqi e Barcelonës do të vazhdojë luftën për titullin e kampionit, pasi sonte në “Kamp Nou” mundi Real Sociedadin me rezjultatin 3:2, njofton “infOSport.mk”.
Lionel Messi ishte figura qendrore te Barcelona në këtë ndeshje, duke shënuar dy gola (17’ dhe 37’) dhe njëkohësisht duke asistuar në një gol tjetër të Pako Alkaser (44’), ndërkohë në anën tjetër një auto gol i Umtitit (42’) dhe gol i Çabi Prietos (45’) bënë që Real Sociedadi të shënojë dy gola sonte në “Kamp Nou” para plot 81 704 tifozëve.
Falë kësaj fitore Barcelona mban hapin me Realin e Madridit që sot në mesditë me shumë vështirësi vetëm në minutat e fundit siguroi fitoren 3:2 ndaj Sporting Hihonit, ndërkohë një fitore të madhe realizoi edhe Atletiko Madridi që me rezultatin 3:0 mundi Osasunan.
Kjo fitore e “jorganxhinjëve” mund të ishte edhe më e thellë në rast se nuk humbnin dy penalti të akorduara dy minutat e fundit të takimit.
Vlen të theksohet se në këtë ndeshje te Atletiko Madridi pjesë e 18-shes së parë ishte edhe futbollisti i talentuar shqiptarë, Keidi Bare.
Reali me 75 pikë vazhdon të kryesojë renditjen, para Barcelona që ka 72 pikë dhe një ndeshje më shumë se “mbretërit”, ndërkohë vendi i tretë është i rezervuar për Atletiko Madridin, që pas 32 xhirove ka tubuar 65 pikë.
La Liga, Java 32 |
||
La Coruna | 2 – 0 | Malaga |
Gijon | 2 – 3 | Real Madrid |
Atl. Madrid | 3 – 0 | Osasuna |
Barcelona | 3 – 2 | Real Sociedad |