E diela në vendin tonë është e rezervuar për ndeshjet e javës së 27-të në elitën e futbollit vendor, që me vete do na sjellë disa përballje mjaft interesante, si për kreun e tabelës, ashtu edhe për pozitat e mbijetesës, njofton “infOSport.mk”.
Shkëndija që si duket humbi ritmin me Vardarin që një javë më parë, do të ketë një përballje mjaft të vështirë përballë Pelisterit. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin “Mogilla” në Prilep, ku vendasit shpresojnë se me fitore eventuale do të atakojnë sërish pozitën e tretë, që aktualisht mbahet nga Rabotniçki, skuadër kjo që në “Telekom Arena” do të mirëpret Bregallnicën.
Shkupi me fitore eventuale ndaj Makedonija Gj.P në transfertë do të mbyllte rrethin e tretë në pozitën e 7-të, mirëpo me një epërsi të konsiderueshme ndaj vendit të 8-të që mbahet nga Pobeda. Këta të fundit do të kenë një përballje shumë të vështirë në Tetovë ndaj Renovës, ndërkohë në përballjen e fundit në Kratovë mejdanin do të ndajnë ish ekipi kampion i Maqedonisë, Sileksi dhe kampioni në fuqi, Vardari.
LPFM, Java XXVII |
||
Makedonija Gj.P | 15.04. 16:00 | Shkupi |
Pelisteri | 15.04. 16:00 | Shkëndija |
Rabotniçki | 15.04. 16:00 | Bregallnica |
Renova | 15.04. 16:00 | Pobeda |
Sileksi | 15.04. 16:00 | Vardari |