Tifozët e Dortmundit hapën shtëpitë e tyre për ata të Monakos

Tifozët e Borusia Dortmundit kanë bërë një gjest që është për tu përshëndetur. Tifozët e skuadrës gjermane kanë vendosur që të hapin shtëpitë e tyre për tifozët e Monakos, ndaj së cilës skuadër Dortmundi mbrëmë duheshe të zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale në kuadër të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

E njëjta u shtye për 24 orë për shkak një incidenti që ndodhi e autobusin e skuadrës gjermane, derisa kjo e fundit po udhëtonte nga hoteli drejt stadiumit “Sinjal Iduna Park”. Kjo bëri që tifozët francez që kishin udhëtuar drejt Dortmundit të mbeten edhe për 24 orë të tjera në Gjermani, ndërsa duke dashur që të ju dalin në ndihmë, disa prej tifozëve të Dortmundit vendosën që ata ti marrin nëpër shtëpitë e tyre, duke ju zgjidhur atyre problemin rreth fjetjes.

Madje ata përmes rrjeteve sociale organizuan një fushatë “një shtrat për tifozët mysafir”, gjë kjo që morri përjigjen e duhur. Nga klubi francez njoftuan se do ju kthejnë nga 80 euro secilit prej tifozëve që kishin mbetur edhe për një natë në Dortmund, ku sonte në orarin e njëjtë 20:45 pritet të zhvillohet ndeshja midis Borusia Dortmundit dhe Monakos.

 

Leave a Reply