Për njërin prej futbollistëve të Juventusit, ndeshja kundër Barcelonës ishte më ndryshe. Fjala është për brazilianin Dani Alvesh, i cili para se të transferohej te kampionët e Italisë, kishte kaluar plot 8 sezone në “Kamp Nou”. Ai vetë kishte pranuar se në momentet e ndeshjes nuk ishte ndjerë mirë.
“Ndjenja ishte e çuditshme. Normal që ndaja gëzimin me bashkëlojtarët e mi, mirëpo njëkohësisht ndjeja edhe dhimbje për ish shokët e mi. Ashtu që vendosa që gëzimin tim ta mbajë vetëm për vete” – tha Dani Alvesh, duke shpjeguar arsyen se pse nuk festoi në shënimin e njërit prej golave në rrjetën e Ter Shtegen.