Historike, Kombëtarja e Shqipërisë për femra arrin të kualifikohet për në raundin e dytë kualifikues teksa ka mposhtur ditën e sotme Greqinë në “Elbasan Arena” për të marrë vendin e parë në Grupin “B” me 7 pikë, njofton sportal.al, përcjellë “infOSport.mk”.
Ka qenë një ndeshje spektakolare ajo mes dy skuadrave që përfundoi me shifrat 2-1 teksa kuqezinjtë arritën ta marrin fitoren në minutën e 90’.
Vajzat shqiptare arritën të shënojnë një gol të shpejtë me anë të Doçit në minutën e 16’ të ndeshjes, por në minutën e 18’ erdhi edhe goli i Natit për Greqinë që barazoi rezultatin.
Shqipëria do të kishte shansin e artë për të kaluar në avantazh në minutën e 59’ por Velaj humbi një 11 metërsh, ndërsa goli i mrekullisë do të vinte në mintuën e 90’. Ishte vetë Velaj ajo që do gë shlyente gabimin teksa do të shënonte edhe golin e fitores që është historik duke i dhënë fitoren Kombëtares që drejtohet nga Grima.