Shqipëria cakton kundërshtarin e qershorit, ja me kë do luaj

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka caktuar një ndeshje miqësore në javën e parë të qershorit, njofton “infOSport.mk”. “Kuqezinjtë” me 4 qershor do të përballen me Luksemburgun në transfertë, edhe atë vetëm një javë para ndeshjes eliminatore kundër Izraelit.

Ishte vetë trajneri italian, Xhiani De Biasi që kishte insistuar në këtë miqësore, e cila do ti shërbente atij për të pasur ide më të qarta para takimit kyç ndaj Izraelit, ndeshja kjo që do të jetë vendimtare në synimin e Shqipërisë për të mbyllur eliminatoret në vendin e tretë në kuadër të grupit “G”.

Do të jetë kjo përballja e 6-të mes këtyre dy kombëtareve dhe e dyta me karakter miqësor, pas asaj me 29 mars të zhvilluar në stadiumin “Josy Barthel”, në të cilën ndeshje Shqipëria falë golave të shënuar nga Armando Sadiku dhe Sokol Cikalleshi kishte shënuar fitore me rezultatin 2:0, shkruan “infOSport.mk”.

Në 4 ndeshjet tjera, që këto dy kombëtare janë takuar në kuadër të eliminatoreve, Shqipëria ka shënuar 3 fitore, derisa një fitore ka arritur edhe Luksemburgu.

Ndeshjet midis Shqipërisë dhe Luksemburgut
29/03/16, 20:15      Luxembourg – Albania                    0 : 2 
06/09/11, 20:15      Luxembourg – Albania                    2 : 1 
07/09/10, 20:15      Albania – Luxembourg                    1 : 0 
06/06/07, 20:15      Luxembourg – Albania                   0 : 3 
02/06/07, 20:30      Albania – Luxembourg                   2 : 0 

Leave a Reply