Bomberi Erkan Seferi shkëlqen me Maqedoninë në futsal

Golashënuesi më i mirë i Shkupit në elitën e futsalit vendor, Erkan Seferi ka shkëqlyer në takimin e sotshëm përballë Danimarkës, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit të vitit 2018-të, njofton “infOSport.mk”.

Seferi realizoi dy gola në fitoren 4:3 të Maqedonisë, që njëherit ishte fitorja e parë në këto eliminatore. Të përzgjedhurit e trajnerit Bozhoviq edhe përkundër kësaj fitore, përfunduan në pozitën e tretë në kuadër të grupit “F”, që megjithatë nuk siguron kualifikim në fazën tjetër.

Ishin danezët që shënuan të parët në këtë përballje me anë të Falk, mirëpo ishte Erkan Seferi ai i cili u përkujdes për kthesë totale të rezultatit pas dy golave të shpejtë të shënuar në minutat 12-të dhe 15-të. Danezët me anë të Mengel barazuan rezultatin në 2:2, rezultat ky i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Micevski sërish kaloi në epërsi Maqedoninë, për tu kundërpërgjigjur Danimarka me anë të El-Uaz, ndërsa për fitoren e Maqedonisë 4:3 u përkujdes Dragan Petroviç me golin e realizuar në minutën e 36-të.

Rikujtojmë Maqedonia në dy ndeshjet e para pësoi disfatë nga Kazakistani, gjegjësisht Çekia.

Leave a Reply