Sa i pafat, tjetër lëndim i rëndë për Xhuzepe Rosin

Sulmuesi i Selta Vigos, Xhuzepe Rosi ka pësuar një tjetër dëmtim shumë të rëndë gjatë karrierës së tij, pwrcjellw infOSport.mk”.

Ai në ndeshjen e mbrëmshme kampionale kundër Eibar kishte shqyer ligamentet në gjurin e majtë, me ç’rast pritet të mungojë nga 6-7 muaj nga fushat e blerta.

Rikujtojmë sulmuesi italian një dëmtim të ngjashëm, edhe atë pëe tre herë me rradhë gjatë karrierës së tij kishte pësuar edhe më parë në gjurin e djathtë.

Pas këtij dëmtimi të rradhës Xhuzepe Rosi do ti nënshtrohet një operimi tjetër, ashtu që do i duhet një kohë më e gjatë për rikuperim.

Rikujtojmë gjatë tetorit të vitit 2011-të Rosi ishte dëmtuar kur ishte pjesë e Viljarealit, në prillin e vitit 2012 ai sërish dëmtoi gjurin e njëjtë derisa ishte pjesë e “nëndetëses së verdhë”, ndërsa një dëmtim tjetër gjatë karrierës së tij ai kishte pësuar edhe gjatë vitit 2014-të derisa ishte pjesë e Fiorentinës.

Leave a Reply